Aktualitet

Berisha:I sëmuri mendor ka rinovuar patentën,nuk mund të jetë kush tjetër veç Ardi Veliut



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:24 - 06/12/22 |
Opi Nion

Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Rama dhe konkretisht ish-drejtorin e Policisë Ardi Veliu, se kanë përdorur agresorin e sulmit ndaj tij këtë paradite në bulevard.

Ndër të tjera, Berisha vuri në dukje faktin se në vitin 2022, Gerti Shehu edhe pse i konsideruar i sëmurë mendor, kishte rinovuar patentën.

“Ky i sëmuri i Edi Ramës ka marr rinovim patente në vitin 2022. Si i sëmurë psikik nuk mund të merrte kurrë patentën”, tha Berisha ndërsa theksoi se Gerti Shehu është bashkëpunëtor i policisë i përdorur në rrjetet e trafikantëve të drogës dhe midis besimtarëve myslimanë.

Duke akuzuar ish-drejtorin e Policisë Veliu, Berisha tha se pas këtij veprimi gjendet pikërisht ai.

“Nuk mund të jetë kush tjetër veç Ardi Veliut. Nuk kam asnjë provë, por Ardi Veliu është njeriu brenda policisë që mund të stisë çdo gjë”, tha Berisha./Opinion.al

Pas