Aktualitet

“Vërtetimi i mjekut nuk ka datë”, Berisha: Qeveria e kishte bërë gati për të mashtruar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:29 - 06/12/22 |
Opi Nion

Teksa ka folur për incidentin e ndodhur ndaj tij, dhe vërtetimin mjekësor të publikuar në media, për 31-vjeçarin që e qëlloi në protestë, Berisha ka akuzuar qeverinë se ka bërë gjithçka gati dhe se sulmi ishte i përgatitur.

Berisha thotë se vërtetimi mjekësor nuk ka asnjë datë ndërsa shton se nuk dëshmon asgjë tjetër, përveç faktit se qeveria e kishte bërë gati për të mashtruar dhe për të justifikuar aktin e një agjenti të policisë.

“Këtu thuhet, dëgjoni se është një gjë shumë interesante.  Vërtetim mjekësor për tu përdorur kudo që ti nevojitet, por ky vërtetim mjekësor miqtë e mi nuk ka asnjë datë. Ai që lexon këtë, thotë se ky, mund të jetë i vitit 2018, mbasi thotë u paraqit në klinikën tonë në 10 janar 2018. Por shumë i çuditshëm vërtetimi sepse thotë gjithashtu se, episodi i fundit i 10 gushtit 2022, u rekomandua të dërgohet në urgjencën psikiatrike dhe pasi mori ndihmën e parë u rikthyer në shtëpi i qetësuar.

Pra ju e kuptoni se kjo nuk dëshmon asgjë tjetër, përveç faktit se qeveria e kishte bërë gati për të mashtruar, për të  justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes me porosi të Ramës”-tha Berisha.

Pas