Kryesore

Berisha: PD është në gjendje kritike, demokratët janë braktisur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:38 - 02/11/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët e Kamzës, nga ku u shpreh se PD duhet të ringrihet për të rrëzuar qeverinë.

Berisha tha se aktualisht PD është në gjendje kritike dhe se për tetë vite i ka braktisur demokratët. Lideri historik i kësaj partie theksoi se pasi PD të ringrihet do të jetë lokomotiva e zhvillimit të vendit.

 “Këto tetë vite i braktisi demokratët. Ne do të mbledhim vlerat e partisë tonë e ta shndërrojmë aty në lokomotivë të zhvillimit. PD ndodhet në ditë kritike, mafia më e rrezikshme e planetit e kryesuar nga Soros u vërsul me tërbim ndaj të djathtës shqiptare. ai punon ditë e natë punon të shkatërrojë vlerat e konservatorizmit dhe të njëjtën gjë do që të bëj dhe në Shqipëri. PD do të ngrihet më e fuqishme se kurrë në këto 30 vite”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas