Kryesore

Berisha: Pas Kuvendit Kombëtar, askush nuk do të përjashtohet nga PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:08 - 12/11/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot me demokratët e Sarandës, nga ku deklaroi se askush nuk do të përjashtohet nga PD pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Lideri histori i PD tha se me rikthimin e tij kjo parti do të shkojë drejt fitoreve, teksa iu përgjigj dhe akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, duke e ftuar që të verifikojë firmat.

Tagër mbi to ke zero, zero, zero. Sjellin statute të 15 viteve më parë, zero vlerë, sjellin dështimin e tyre të plotë. Ajo janë të depozituara në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar. Të gjithë  mund të shkoni të 4200 firmat, asgjë nuk fshehim ne. Ne ato nuk i publikojmë, pasi ka një ligj për mbrojtën të dhënave personale. Sot shkuan mediat dhe i morën një për një në dorë dhe i panë. Ata kanë frikë nga firmat tuaja, le të vijnë në Kuvend por dhe nëse nuk vijnë në Kuvend nuk përjashtohen nga Partia Demokratike”, u shpreh Berisha./ Opinion.al

Pas