Politikë

Berisha: Nëse s’do ishte antimafia italiane Saimir skafisti do ishte sot…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 18/09/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi online me shqiptarët në Itali foli për kontributin që vendi fqinj ka dhënë në luftën kundër krimit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se nëse s’do ishte antimafia italiane, ish-ministri Saimir Tahiri, të cilin e cilësoi si “Saimir skafisti” do të ishte mbi zv/kryeministrin.

“Ju falënderoj për ardhjen tuaj sot në këtë foltore që unë e konsideroj të rëndësishme në një bashkëbisedim me ju, përfaqësues të shkëlqyer të emigracionit tonë. Foltore që zhvillohet në prag të një ngjarje të madhe në Itali, të rikthimit në pushtetit të koalicionit të djathtë në Itali, rikthim që ka një rëndësi të madhe jo vetëm për Italinë, por edhe për rajonin dhe Evropën. I shpreh mirënjohje të thellë qeverisë dhe kombit italian për mbështetjen miqësinë, solidaritetin e jashtëzakonshme që ka treguar për shqiptarët në këto dekadat e fundit, spektrit të tërë politik italian. Ndihmat e mëdha të këtij vendi mik kanë patur një rol shumë të rëndësishëm në ecjen e shqipërisë në rrugën e tregut dhe demokracisë. Nuk ka asnjë vend tjetër në të cilën emigracioni shqiptar të ketë arritur në një kohë të shkurtër, sukseset e mëdha që kanë arritur emigrantët në Itali. Sot janë dhjetëra mijëra biznese të suksesshme, të vogla, të mesme e të mëdha që drejtohen nga shqiptarë. Janë dhjetëra e mijëra studentë që studiojnë në universitetet e Italisë. Janë dhjetëra e mijëra shqiptare që investojnë në Shqipëri, pasi kanë krijuar disa kapitale. Italia dhe Shqipëria kanë një lidhje miqësore të ngushtë, por ashtu sic thotë Adam Smith që pasuria përhapet, e vërteta është që nëse është përhapur diçka me shpejtësi në Shqipëri është biznesi italian dhe kultura italiane. Italia jep një kontribut të madh në luftën kundër krimit. Antimafia italiane ka dhënë kontribute në betejën kundër mafies shqiptare. Po të mos ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte mbi zv/kryeministër të paktën. Por ne jemi mirënjohës sepse ata bëjnë një betejë të vendosur kundër organizatave kriminale që dëmtojnë interesat shqiptare dhe italiane”, u shpreh Berisha./Opinion.al

 

Pas