Aktualitet

Berisha në Maqellarë: Përshëndes demokratët që kapën kriminelin e votave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 18/02/22 |
Opi Nion

Nga Maqellara e Dibrës ku po zhvillon një takim me banorë të zonës, ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka përshëndetur demokratët që sipas tij kanë bllokuar personat që blinin vota në zgjedhjet e 25 prillit.

Berisha gjithashtu ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për tradhti. Sipas Berishës, nëse Basha do të mbronte votat, sot Partia Demokratike do të ishte në pushtet.

Kam një përshëndetje të veçantë për ata demokratë të Maqellarës që e kapën kriminelin e votave tek blinte vota dhe e bllokuan. Ku është ai sot? Ai është i lirë. Po pse është i lirë? Se Lulzim Brava tradhtoi. Se Lulzim Brava në vend që të merrej me mbrojtjen e votës tuaj siç e mbrojtën këtu djemtë e Maqellarës, në qoftë se do mbrohej vota siç mbrojtën demokratët e Maqellarës, sot ishim në pushtet ne. Por ai e kishte e kishte mendjen të qeveriste me Ramën. E kishte mendjen të ndajë pushtetin me Ramën. Në fakt, atë Rama e kishte marrë peng. Kjo është e vërteta absolute”, deklaroi ndër të tjera Sali Berisha./Opinion.al

Pas