Bota

Putin monitoron nesër stërvitje të mëdha ushtarake me raketa balistike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:18 - 18/02/22 |
Opi Nion

Rusia sapo ka njoftuar për stërvitje të mëdha ushtarake më 19 shkurt që do të përfshijnë lëshimin e raketave balistike dhe të lundrimi. Lajmi është dhënë nga Ministria Ruse e Mbrojtjes për mediat lokale.

“Më 19 shkurt janë planifikuar stërvitje të forcave strategjike, të cilat do të mbahen nën mbikëqyrjen e Komandantit Suprem të forcave të armatosura të Federatës Ruse, Vladimir Putin, gjatë së cilave do të lëshohen raketa balistike dhe lundruese”, -ka thënë Ministria përmes një njoftimi më 18 shkurt.

Ministria thotë se stërvitjet, të cilat do të mbikëqyren nga Presidenti Vladimir Putin, ishin “të planifikuara paraprakisht”.

Stërvitjet e përbashkëta të Rusisë me Bjellorusinë do të përfundojnë më 20 shkurt, ndërsa stërvitjet në Detin e Zi do të përfundojnë një ditë më parë./Opinion.al

Pas