Aktualitet

Berisha: Me mua fiton PD. Në ’98 kisha botën kundër dhe kemi fituar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:37 - 27/03/22 |
Opi Nion

Në “Foltoren” e sotme në Tepelenë ish-kryeministri, Sali Berisha u shpreh se PD vjen në pushtet me të në krye. Ai theksoi se në ’98, ka patur botën kundër dhe e djathta ka fituar. Sipas tij, PD fitoi pasi kishte besim te e drejta.

A fiton PD me Sali Berishën në krye? Unë them fiton. Në ’98, kam patur botën kundër dhe kemi fituar. Po pse fitova? Se besova te e drejta, për asgjë tjetër, nuk kam asgjë të veçantë unë. Ndaj dhe unë besoj se do fitojmë. Kushdo të vijë të garojë me mua është i mirëpritur. Po s’fitova unë, s’fitova, do respektoj vendimin. Por po fitova dhe ta zëmë zgjedhjet lokale i humbas, do vij të votohem tek ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme, unë apo cilido qoftë kryetari do largohet. Po bëjmë ndryshim të jashtëzakonshëm nga eksprienca., deklaroi Sali Berisha.’/Opinion.al

Pas