Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

24 operacione policore në një javë, sekuestrohen 105 kg drogë, armë dhe…

2022/03/27 at 12:53 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
24 operacione policore në një javë, sekuestrohen 105 kg drogë, armë dhe…

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës së kryer në një javë. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se janë zhvilluar dhjetëra operacione policore në të gjithë vendin, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, atyre që janë të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme, goditjen e rasteve të kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, si dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 558 persona, nga këta: 161 janë arrestuar, 360 janë proceduar penalisht dhe 37 janë shpallur në kërkim. Në total janë kapur 27 të shpallur persona në kërkim.

Po ashtu janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Montenegro”, “Compensation”, “Kryqëzimi”, “Dajti”, “Camouflage 22”, “Taksim”, “Fati i lojërave” (2 raste), “Zmeja”, “Trinomi”, “Last Game”, “Laskaj”, “Bitcoin”, “Led 2”, “Seriali”, “Derveni”, “Parandalimi”, “Road Guard 9”, “Griqan 2022”, “Vjosa e Pastër”, “Ëaves”, “Heshtja 2”, “Perimetri” dhe “Restart 5”.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë goditur 11 raste.  Janë sekuestruar 8 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 thika, 6 doreza grushti metalike, shufër metalike, pistoletë zhurmuese dhe municion luftarak.

Gjithashtu janë sekuestruar 105 kg cannabis, 49.180 fara cannabisi, 4 peshore elektronike, sasi kokaine dhe heroine, 10 automjete, 17 celularë, çipsa dhe shuma të konsiderueshme parash.

Në drejtim të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, janë evidentuar 5 ambiente të mbyllura, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, 1 rast tjetër në ambient të hapur, si dhe 1 ambient që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave.

Janë parandaluar 3 ngjarje kriminale, 2 në fushën e krimeve ndaj personit dhe 1 në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.  Janë evidentuar dhe goditur 50 raste të krimeve mjedisore, janë goditur 6 raste të organizimit të lojërave të fatit, 31 raste në fushën e narkotikëve, 29 raste në fushën e krimit ekonomik, 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 53 raste të dhunës në familje.

Po ashtu janë zbardhur 19 raste të zjarrvënies, me 19 autorë, nga të cilët: 1 i arrestuar, 17 të proceduar dhe 1 në kërkim.

Policia Rrugore:

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 315 leje drejtimi, nga të cilat: 215 për tejkalim shpejtësie, 78 për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 22 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 45 drejtues mjetesh, nga këta: 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 13.856 masa administrative dhe janë goditur 3 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare:

Gjatë kësaj jave janë kapur 7 persona në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

Janë proceduar 8 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 2 persona për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe 4 persona për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Janë goditur 2 raste të mitëdhënies, 1 rast i kontrabandës me medikamente mjekësore dhe 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
Bota

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

1 Korrik, 2025 9:24 am
Samiti në Shkup, Rama dhe liderë të tjerë do diskutojnë për Planin e Rritjes
Aktualitet

Samiti në Shkup, Rama dhe liderë të tjerë do diskutojnë për Planin e Rritjes

1 Korrik, 2025 9:14 am
Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët
Aktualitet

Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët

1 Korrik, 2025 9:02 am
Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e Muhamet Rrumbullakut dhe të nëndrejtorit të SHISH
Bota

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

1 Korrik, 2025 8:39 am
Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore
Bota

Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore

1 Korrik, 2025 8:32 am
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
Aktualitet

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune

1 Korrik, 2025 8:25 am
Deputeti britanik, Nikel Farage pranon sfidën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!
Aktualitet

Deputeti britanik, Nikel Farage pranon sfidën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!

1 Korrik, 2025 8:18 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 1 korrik 2025

1 Korrik, 2025 8:11 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 korrik 2025

1 Korrik, 2025 8:10 am
Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
Para
Tiranë/Flasin motrat që u dhunuan në mes të ditës:Në qeli dhe ai që liroi Denisin

Tiranë/Flasin motrat që u dhunuan në mes të ditës:Në qeli dhe ai që liroi Denisin

Zbulohen e-mailet: Djali i Biden siguroi fondet për bio-laboratoret në Ukrainë

Zbulohen e-mailet: Djali i Biden siguroi fondet për bio-laboratoret në Ukrainë

Gripi i shpendëve, zv.ministrja: Asnjë vatër e re infektimesh për të dytën ditë

Gripi i shpendëve, zv.ministrja: Asnjë vatër e re infektimesh për të dytën ditë

TE FUNDIT

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik, 2025

Temperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, mund të shkaktojnë sëmundje serioze deri në...

Lexo më shumë

Samiti në Shkup, Rama dhe liderë të tjerë do diskutojnë për Planin e Rritjes

Samiti në Shkup, Rama dhe liderë të tjerë do diskutojnë për Planin e Rritjes
1 Korrik, 2025

Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dedikuar Planit të Rritjes për rajonin, po...

Lexo më shumë

Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët

Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët
1 Korrik, 2025

Në fshatin e Linit është hapur për vizitorët një thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore shqiptare, mozaiku i Bazilikës Paleokristiane....

Lexo më shumë

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e Muhamet Rrumbullakut dhe të nëndrejtorit të SHISH
1 Korrik, 2025

Megjithë armëpushimin e fundit mes Iranit dhe Izraelit, sipas ekspertëve të shërbimeve sekrete SHBA-ja duhet të vazhdojë të llogarisë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com