Ish-Kryeministri Berisha ka vazhduar të demaskojë abuzimin me tenderat e makinave qeveritare dhe konkretisht të blerjes së tre benzave të blinduar. Nga foltorja e parlamentit, Berisha i është drejtuar maxhorancës në sallë: “Kam këtu tenderin sekret, me afat ruajtjeje 10 vjet. Cili është sekreti, veturat qeveritare, vjedhja është sekret? Me këtë vendim Garda e Republikës porosit për 3 benza. Ju e keni bërë. Se kanë hakers që i nxjerrin ata janë miqtë e mi. Çfarë ndodh këtu, janë 42 vetura. Përveç zhaguarizimit të qeverisë, dalin edhe 3 benza që kushton secili 700 mijë euro. Kur isha unë kryeministër atë benz të blinduar që kushtonte mbi 600 mijë euro nuk e ka përdorur asnjë personalitet shqiptar. Tani na porositen 3 benza të tjerë të blinduar. Ky është një akt i shëmtuar. Të porositet edhe një jam dakord. Megjithëse nuk mbeti asnjë i huaj ma automjet të blinduar se ai që kishim mund të ishte i zënë. Megjithatë them edhe një duhet, por të blesh tre do të thoë se je makut, njeri i verbuar, që të verbon luksi, frika. Si mund të marrësh 3 makina. A ishit ju që më thatë për atë 1 makinë. A e dini ç’po ndodh, 1 mln e 200 mijë euro në vit qiraja totale për këta benza”