Kryesore

Berisha: Gjykata në Paris e pranoi padinë, Blinken të paraqesë provat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:13 - 26/10/21 |
Opi Nion

Ish-kreu i PD, Sali Berisha njoftoi nga Kavaja se Gjykata në Parisë ka pranuar padinë e bërë nga ai lidhur me vendimin e Sekretarit të Shtetit Blinken për ta shpallur person “non grata” në SHBA.

Berisha ftoi Blinke që të paraqesë në Gjykatë të gjitha provat që ai disponon për akuzat e ngritura ndaj tij për korrupsion, teksa  thekson se nuk ekziston asnjë provë e tillë.

“Unë kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin se Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj Sekretarin e Shtetit Blinken të dërgojë në gjykatën e Parisit çdo provë fakt apo dokument që ka për Berishën, por ju garantoj se ka zero. Për problemin e tim e kam zgjedhur rrugën dhe këtu para jush do të them rroftë drejtësia”,-tha Berisha.

Në maj të këtij viti, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken shpalli të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Blinken u shpreh se aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sekretari po ashtu shpalli non grata edhe anëtarët e familjes së ish-kryeministrit si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

“Aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”,-shkruhej në dokumentin e shpalljes “non grata” për ish-kryeministrin dhe ish-Presidentin e Shqipërisë. /Opinion.al

Pas