Kryesore

Sali Berisha shpall kandidaturën për kreun e PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:31 - 26/10/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur kandidaturën e tij  për kreun e PD. Nga Kavaja, Berisha tha se në garën për të marrë drejtimin e PD do të jetë dhe emri i tij.

Lideri historik i PD, tha se gara do të jetë e barabartë për të gjithë kandidatët e tjerë, ndërsa theksoi se beson tek demokratët prandaj duhet të vijojë mbledhja e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmosë për mbledhjen e Kuvendit, të firmosë për ndryshimet statutore, për ta shndërruar statutin në librin e rregullave të lirisë dhe dinjitetit tonë, të firmosë që të instalojmë primaret, të firmosë që të rikthejmë referendumin si formë direkte të qeverisjes suaj, të vendimmarrjes suaj, të firmosë natyrisht që ta hapim një garë në të cilën garantoj se çdo njeri që do hyjë në atë garë do ketë një garë të lirë. Natyrisht, njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha. Besimi im tek ju është frymëzim për mua, unë ju them ju se kisha 8 vite i larguar, dhe beteja u nis në rrethana të pazakonta. Unë besoj se tek demokratet dhe demokratët”, -tha Berisha./Opinion.al

Pas