Aktualitet

COVID-19/ Rritet numri i rasteve të reja, humbin jetën 8 qytetarë në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:39 - 26/10/21 |
Opi Nion

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 8 qytetarë nga COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar gjithashtu edhe 650 raste të reja nga 3,559 teste të kryera.

Mes viktimave në orët e fundit ka humbur jetën nga COVID dhe një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike. Shtatë viktimat e tjera janë shënuar  një qytetar 38 vjeç nga Elbasani, një qytetar 52 vjeç nga Durrësi, një qytetar 63 vjeç nga Saranda, një qytetar 70 vjeç nga Tepelena, dy qytetar nga Tirana 71 dhe 78 vjeç, një qytetar nga Korça 72 vjeç.

Rastet e reja janë regjistruar 252 në Tiranë, 36 në Elbasan, 35 në Fier, 27 në Shkodër, 29 në Sarandë, 21 në Durrës, Kamëz, 19 në Vlorë, Gjirokastër, 17 në Lushnje, 13 në Lezhë, Patos, 12 në Memaliaj, 11 në Krujë, Mallakastër, 10 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh, 6 në Kurbin, 5 në Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, 4 në Kuçovë, 3 në Has, Maliq, Poliçan, 2 në Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Dimal, Librazhd, 1 në Pukë, Fushë Arrëz, Shijak, Dibër, Divjak, Konispol, Këlcyrë, Devoll, Berat, Belsh, Peqin.

Në të gjithë vendin janë 7,258 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë, janë shëruar 482 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,464 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 650
Të shëruar në 24 orë 482
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3,559

Testime totale 1,289,520
Raste pozitive 182,610
Raste të shëruara 172,464
Raste Aktive 7,258
Humbje jete 2,888

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3703
Fier 867
Durrës 720
Shkodër 465
Elbasan 305
Gjirokastër 226
Korçë 191
Lezhë 191
Vlorë 204
Berat 174
Kukës 142
Dibër 70

Pas