Berisha është fitues me avantazh të thellë, ndaj kandidatit Ibsen Elezi në zgjedhjet që u mbajtën këtë të dielë për kreun e PD, ndonëse rezultati do të zyrtarizohet ditën e nesërme.
“Në mbledhjen e nesërme do të bëhet shqyrtimi i dokumentaconit dhe do të shpallet, rezultati përfundimtar. Siç mund ta keni vënë re është procesi më transparent dhe më i besueshëm i kryer ndonjëherë”, tha deputetja Albana Vokshi pas numerimit, ku kandidati Elezi nuk ka fituar në asnjë degë.
LEXO EDHE – Zgjedhjet në PD/Përfundon numërimi në disa qytete, Berisha në avantazh të thellë
Sikurse bëhet me dije në seli pritet mbërritja e Berishës, ndërkohë që një numër simpatizantësh janë mbledhur në pritje të tij. /Opinion.al