Aktualitet

“U krye”, Berisha flet si kryetar i PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:12 - 22/05/22 |
Opi Nion

“U krye”. Kështu u shpreh Sali Berisha në të parën fjali që tha pas shpalljes së rezultateve të votimit të 22 majit.

“U kry, jo zgjedhja e Sali Berishës, por mrekullia e Shqipërisë në shekullin XXI”, tha Berisha. Më tej ai ka përmendur Bejkerin, ndërsa kujtoi se Bejker u thoshte shqiptarëve: “Ju do të jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj”.

Berisha u shpreh mirënjohës ndaj anëtarëve, që lanë obligimet dhe votuan “për të zgjedhur si qytetarë të lirë kryetarin e tyre, kryetarin e PD”.

“Ky besim i jashtëzakonshëm i tyre ëhstë për mua detyrim i madh. Por kam bindjen se bashkë me ju do t’ja dalim dhe jemi në mision. Ne jemi burra dhe gra, djem e vajza që kemi për pasion lirinë, që kemi për mision, që proceset që njohu PD, t’i njohë mbarë shoqëria shqiptare dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga një rrezik që kurrë nuk e meriton”, tha Berisha, ndërsa falenderoi edhe Ibsen Elezin për të cilin tha se zhvilloi një garë të qytetëruar./Opinion.al

 

 

Pas