Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha akuza Ramës: E shndërroi Shqipërinë në shtet droge

2023/01/30 at 7:38 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha akuza Ramës: E shndërroi Shqipërinë në shtet droge

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon qeverinë “Rama” se e ka shndërruar Shqipërinë në shtet droge.


Në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD-së në Vorë, kryedemokrati kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se PS do ndëshkohet me votë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Në një akt guximi, në një akt idealist, vendosmërie, themeluan këtu në Vorë Partinë Demokratike. Si parti e lirive dhe të drejtave të mohuara të qytetarëve shqiptarë. Si parti e interesit kombëtar të shqiptarëve. Ne vijmë në këtë përvjetor, në një udhëtim 32-vjeçar, në të cilin Shqipërinë e kemi transformuar sa në shekuj. Ne vijmë në këtë 32-vjetor, pas një udhëtimi në të cilën, Shqipërinë, nga honet e mjerimit ekstrem, e ngjitëm në grupin e popujve me të ardhura të mesme të larta. Shqipëriunë e izolimit, e shndërruam në anëtare të NATO-s dhe Këshillit të Europës. Mori rekomandimin për kandidat në Bashkimin Europian. Shqiptarët, arritën të kenë rrogat mesatare më të larta në rajon. Këto miqtë e mi, të themi të vërtetën, kanë dy kuptime. Në një aspekt janë arritje të pamohueshme, por nga ana tjetër, çdo reflektim, çdo vështrim në të shkuarën duhet të ketë vetëm një qëllim, frymëzim për një të ardhme më të ndritur. Nuk i duam këto për dekorata. I duam këto arritje, për frymësim në mënyrë që ne, të përmbushim sot dhe vitet që vijnë një mision të madh, një mision jetik për të ardhmen e çdo shqiptari. Kur nisëm këtë rrugë 32 vite më parë, ishim në monizëm të plotë. Monizmi dhe zhvillimi, janë absolutisht të papajtueshme. Përmbysëm monizmin që bazohej në ideologjinë komuniste. Sot, pas 32 vitesh, është reale dhe e trishtë, është e hidhur. Ne në Shqipëri na është rikthyer monizmi. Jo më i bazuar në doktrinën Marksiste-Leniniste. Por i bazuar në krimin dhe drogën. Kjo është diktatura më e urryer, diktatura që krijon pasigurinë më absolute. Që kthen kohën mbrapa. Sot, nëse u ndalëm në arritjet e 32 viteve, u ndalëm që të kuptojmë se jemi në një mision. Do na çojë në përmbysjen e monizmit. Në fitoren e kandidatëve të opozitës në mbarë Shqipërinë. Ne kemi një armik të egër, si një siamez apo si një pasardhës besnik i etërve të tij. Por me një dallim të madh. Nëse ata intolerancën ndaj pluralizmit e kishin ideologjike, ky e ka kryekëput në vjedhjet e tmerrshme që ka bërë. E ka të bazuar në drogën që drejton, në lidhjet e krimit që mban. Misioni ynë është jetik për çdo demokrat. Në monizmin e parë, u bënë përpjekje të na mposhtnin, por ne qëndruam duke patur armë të vetme idealet tona. Duke patur frymëzim misionin që ne kishim. Sot bëhen përpjekje të jashtëzakonshme. Ky armik duhet të përballet me ne. Për të shporrur këtë kalbësirë nga skena politike shqiptare. Ne ecim të sigurt drejt fitores. Ka 60-fishuar importet me Kolumbinë, ka kthyer shtetin e drogës”,-tha Berisha./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
Aktualitet

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

17 Korrik, 2026 9:32 pm
Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
Sport

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

17 Korrik, 2026 9:26 pm
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
Bota

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

17 Korrik, 2026 8:32 pm
Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës
Bota

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës

17 Korrik, 2026 7:32 pm
Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit
Sport

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

17 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA
Bota

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

17 Korrik, 2026 4:31 pm
Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit
Sport

Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit

17 Korrik, 2026 2:31 pm
Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç
Bota

Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç

17 Korrik, 2026 2:23 pm
SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
Bota

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

17 Korrik, 2026 1:40 pm
Para
Jo vetëm Evropa, edhe rajoni i prekur nga kriza e ilaçeve

Jo vetëm Evropa, edhe rajoni i prekur nga kriza e ilaçeve

Norvegjia do t’i dërgojë tanke Ukrainës në fund të marsit

Norvegjia do t'i dërgojë tanke Ukrainës në fund të marsit

Kryeministri kroat distancohet nga deklarata e presidentit për Kosovën: Shtet i pavarur

Kryeministri kroat distancohet nga deklarata e presidentit për Kosovën: Shtet i pavarur
















TE FUNDIT

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
17 Korrik, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
17 Korrik, 2026

Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do...

Lexo më shumë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
17 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë...

Lexo më shumë

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
17 Korrik, 2026

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}