-U tha në Opinion

Belind Këlliçi njofton dorëheqjen nga drejtimi i FRPD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:57 - 11/11/21 |
el ida

Belind Këlliçi ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Opinion” ai pohoi se do të jetë në detyrë në mënyrë protokollare deri në mbajtje kuvendit të radhës të FRPD-së, kohë kur do të zgjidhet edhe kryetari i ri.

“Para pak orësh kam njoftuar dorëheqjen. Në mënyrë protokollare jam në detyrë deri në Kuvendin e radhës të Forumit Rinor. Jam votuar në procesin më të rregullt pas 30 vitesh në PD, një anëtar një votë, më ka votuar anëtarësia e PD“, shprehet  Këlliçi.

Sjellim në vëmendje se kjo tërheqje e Këlliçit vjen në një moment kur ai refuzoi vendimin e kryetarit Basha për zgjedhjet në FRPD dhe i është bashkuar nismës “Foltorja” të ish-kryetarit Berisha./Opinion.al

Pas