Kronikë

Belgjika zbardh vrasjen e Arjan Spahiut, kush ishte organizatori dhe ekzekutorët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:06 - 28/11/22 |
Opi Nion

Autoritetet belge kanë zbardhur vrasjen e Arjan Spahiut i njohur ndryshe si Arjani i Vogël në lagjen Molenbek, në vitin 2020. Në bazë të letërporosisë të mbërritur në vendin tonë, hetuesit e huaj kanë kërkuar informacione për tre persona.

Belgët kanë dyshime se organizator i ngjarjes është Franc Çopja nga Elbasani, i cili prej vitesh qëndron në Dubai. Mediat belge raportuar disa javë më parë se organizatori i vrasjen ishte arrestuar në Dubai.

Sipas hetuesve të huaj motivi i krimit është përplasja e grupeve kriminale në vendin tonë.  Në rolin e ekzekutorit dyshohen Florenc Meçe Alias Gega si dhe Elvis Muratin. Dy të dyshuarit janë arrestuar njëri në Spanjë dhe tjetri në Gjermani, por që ende nuk janë ekstraduar drejt Belgjikës, për arsye të cilat nuk bëhen të ditura.

Arjan Spahiu ishte viktima e radhës në përplasjen e ashpër mes dy grupeve kriminal, të drejtuar nga Erjon Alibej dhe nga vëllezrit Çopja, që nisi shumë vite më parë, për humbjen e një sasi prej 50 kg kokainë në Britaninë e Madhe dhe dhunimin e një të riu atje, pasi dyshohej se e kishte grabitur drogën.

Erjon Alibej mori kryesimin e grupit pas masakrës së Bradasheshit në Dhjetor të 2018,  ku humbi jetën vëllai Endrit Alibej, i njohur me nofkën “Tarzani”, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.

Arjan Spahiu, i njohur si “Arjani i Vogël”, në lidhje krushqie me Alibej, konsiderohej si financier i grupit, ndërsa ishte duke hetuar për llogari të Erjon Alibej mbi autorët e atentatit mafioz në Bradashesh. Erjon Alibej është në qeli i dyshuar për dy ngjarje të ndodhura në 2020 në Elbasan.

Klan News

Pas