Aktualitet

“Bëjmë dot ca njerëz, në mbështetje të Bashës”/ Spaho publikon mesazhin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 17/12/21 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho,  ka publikuar një mesazh të dërguar në platformën WhatsApp të komunikimit, nëpërmjet të cilit denoncon se Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, po manipulojnë pjesmarrjen në Kuvendin e nesërm të 18-Dhjetorit të thirrur nga Kryesia e PD.

Sipas mesazhit, një person mbështetës i Bashës i kërkon një personi tjetër që të mbledhin njerëz për Kuvendin e datës 18 dhjetor.

“Ja si po manipulon pjesmarrjen ne antikuvend Lulzim Basha me Gazmend Bardhin”, shkruan Spaho dhe publikon mesazhin.

Kujtojmë se nesër në Tiranë do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga Lulzim Basha. Ndërkohë paralelisht mbështetësit e ish-kryeministrit, Sali Berisha do të mbajnë një referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar nga anëtarësia e PD./Opinion.al

Pas