Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj:Synojmë të bashkëpunojmë me Azerbajxhanin në sektorë si energjia dhe infrastruktura

2022/11/15 at 11:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Begaj:Synojmë të bashkëpunojmë me Azerbajxhanin në sektorë si energjia dhe infrastruktura

Presidenti Bajram Begaj ka dalë në një konferencë të përbashkët me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.


Teksa e cilësoi vizitën e presidentit të Azerbajxhanit historike për miqësinë mes dy vendeve, Begaj tregoi dhe për çfarë biseduan.

Begaj u shpreh se diskutan mbi propozimin e palës Azerbajxhane për hapjen e Ambasadës në vendin tonë, propozim që sipas Begajt Shqipëria e pret dhe e vlerëson.

Po ashtu, Begaj theksoi se Shqipëria synon të ketë me Azerbajxhanit një bashkëpunim të ngushtë, veçanërisht në sektorë jetikë, si energjia dhe infrastruktura, turizmi, bujqësia dhe prodhimtaria.

“Kjo është një vizitë historike për miqësinë tonë, duke qenë hera e parë që Tiranën e viziton një President nga Azerbajxhani.

Vizitat e niveleve të larta janë shprehje e qartë e vullnetit dypalësh për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe popujve tanë. Shpreha vlerësimet më të mira për dialogun e shkëlqyer politik dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe kam bindjen se kjo vizitë e juaja, – zoti President – do t’i japë një shtysë të fuqishme bashkëpunimit në të ardhmen, në fusha me interes të përbashkët. Viti i ardhshëm shënon edhe 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit dhe kjo na jep mundësinë që ta shohim 2023, si vitin kur bashkëpunimi ynë duhet të intensifikohet dhe shënojë zhvillime të reja. Pranverën e vitit të ardhshëm presim që të zhvillohet Java e Azerbajxhanit në vendin tonë, si një mundësi e mirë për të njohur më mirë dhe më nga afër kulturat e njëri-tjetrit. Gjithashtu diskutuam mbi propozimin e palës Azerbajxhane për hapjen e Ambasadës në vendin tonë. Ky është një propozim që ne e mirëpresim dhe e vlerësojmë si shenjë të konsolidimit të marrëdhënieve dhe nevojë për të përshpejtuar ritmin e bashkëpunimit si dy vende mike. Diskutimet tona sot u fokusuan veçanërisht në nevojën për identifikimin e fushave të interesit të përbashkët dhe rrugët konkrete për thellimin e bashkëpunimit. Biseduam për nevojën e mbajtjes së Komisionit të Përbashkët Ekonomik në vitin 2023, si instrumenti më i mirë politiko-teknik për të vendosur piketat konkrete të bashkëpunimit dhe programuar vazhdimësinë për vitet e ardhshme. Shqipëria synon një bashkëpunim më të ngushtë, veçanërisht në sektorë jetikë, si energjia dhe infrastruktura, turizmi, bujqësia dhe prodhimtaria. Infrastruktura energjitike dhe ajo e gazit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për të gjitha vendet. Gazsjellësi Adriatiko-Jonian IAP, – përmes TAP-it, – lidh Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë e Bosnjën, duke e kthyer vendin tonë në një shpërndarës dhe diversifikues rajonal të gazit; me rëndësi gjeostrategjike në planin rajonal dhe evropian. Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, përmes projektit madhor të TAP-it, ka qenë i suksesshëm. Ne kemi shumë për të mësuar dhe përfituar nga përvoja dhe investimet azerbajxhanase në këtë fushë. Shqipëria, si vend tranzit në kuadër të TAP-it, synon të kthehet edhe në një vend përfitues të transmetimit të gazit. Në kuadër të bashkëpunimit me BE-në, Shqipëria dhe gjithë vendet e Ballkanit duhet të krijojnë infrastrukturën e gazifikimit dhe kapacitetet e nevojshme deri në vitin 2030. Kështu, procesi i gazifikimit të Shqipërisë hap mundësi të reja bashkëpunimi. Ne mirëpresim ndihmën nga pala azerbajxhanase për ngritjen e kapaciteteve të nevojshme njerëzoredhe besojmë se kompanitë nga Azerbajxhani do tëshfrytëzojnë hapësirat për bashkëpunim në këtë sektor, – në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. Turizmi përbën një sektor të rëndësishëm të ekonomive të dy vendeve tona dhe një fushë me interes të përbashkët. Azerbajxhani ka përvojë të konsiderueshme, nga e cila ne mund të përfitojmë. I konfirmova Presidentit se ne mirëpresim investimet dhe kompanitë nga Azerbajxhani për zhvillimin e sektorit të turizmit në vendin tonë. Për të intensifikuar shkëmbimet në fushën e turizmit mes dy vendeve, folëm edhe për mundësitë e heqjes së vizave për qytetarët tanë. Ndamë mendimin se kultura mbetet gjithmonëmënyra më e natyrshme për të afruar dy popuj. Bashkëpunimi në fushën e kulturës ka qenë mjaft i ngushtë, i konkretizuar me marrëveshje të nënshkruara dhe zbatuara nga dy palët. Vetëm nëkuadër të projektit të TAP-t, vendi jonë ka arritur tëzbulojë rreth 44, 000 artefakte të rralla. I shpreha falënderimet presidentit Aliyev për kujdesin që TAP-i ka treguar në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, gjatë punimeve të projektit, por edhe për ndihmën e qeverisë së Azerbajxhanit në zbutjen e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 2019. Biseduam për situatën e sigurisë në rajonin tonë, në Kaukazin Jugor dhe për pasojat e gjithanshme të luftës në Ukrainë. I konfirmova Presidentit Aliyev se politika e jashtme e Shqipërisë mbështet paqen afatgjatë në rajonin e Kaukazit Jugor, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes diplomacisë dhe dialogut, me ndërmjetësimin e aktorëve të pranuar ndërkombëtarë, si BE, OKB, OSBE. Tirana ka qenë gjithmonë mbështetëse ndaj integritetit territorial të Azerbajxhanit dhe nëfavor të zbatimit të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me kënaqësi ndamë qëndrimin tonë të përbashkët për luftën në Ukrainë se ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës dhe se vetëm zgjidhja paqësore dhe respektimi i ligjeve ndërkombëtare janë rruga e vetme për paqen afatgjatë. Me Presidentin biseduam për bashkëpunimin shumëtë mirë mes dy vendeve tona në organizma të rëndësishëm kombëtarë: OKB, OSBE, KIE(Këshilli i Evropës). Vlerësojmë mbështetjen e Azerbajxhanit për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit tëOKB-së, bashkëpunimin e treguar gjatë kryesimit shqiptar të OSBE-së, apo dhe mbështetjen tonë për kandidaturën e Azerbajxhanit për EXPO 2025. Vlerësuam se mbështetja e kandidaturave reciproke duhet të vijojë më tej edhe në të ardhmen. Përsa i përket rajonit tonë, i shpreha Presidentit mik Aliyev qëndrimin se Kosova është tejet e rëndësishme për Shqipërinë. Stabiliteti dhe përparimi demokratik i Kosovës është i rëndësishëm jo vetëm për ne, por për qëndrueshmërinë dhe përparimin e gjithë rajonit tonë. Ne inkurajojmë qeverinë e Azerbajxhanit që tëmbështesë dhe mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, si nëKëshillin e Evropës apo njohjen e dokumenteve tëudhëtimit të qytetarëve të Kosovës. Jo më pak i rëndësishëm është bashkëpunimi ndër-parlamentar. Krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duhet të ndiqet nga hapa të tjerë, që krijojnë mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona.”, tha Begaj./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
Presidenti i Azerbajxhanit:Jemi gati të investojmë në infrastrukturën e gazit në Shqipëri

Presidenti i Azerbajxhanit:Jemi gati të investojmë në infrastrukturën e gazit në Shqipëri

Porti i Durrësit/ Meta:Projekti s’është strategjik, por një biznes ndërtimi apartamentesh

Porti i Durrësit/ Meta:Projekti s'është strategjik, por një biznes ndërtimi apartamentesh

Emri/I dënuar në Itali për drogë e prostitucion, i konfiskohen toka, apartament e makina

Emri/I dënuar në Itali për drogë e prostitucion, i konfiskohen toka, apartament e makina
















TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com