Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj zbardh takimin me Erdogan, në fokus forcimi i lidhjeve dypalëshe: Turqia, ndër partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë! 

2024/10/10 at 3:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj zbardh takimin me Erdogan, në fokus forcimi i lidhjeve dypalëshe: Turqia, ndër partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë! 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili po zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri. 


Fillimisht, Presidenti Begaj dhe Presidenti Erdogan zhvilluan takimin kokë më kokë dhe më pas takimin me delegacionet përkatëse. 

Biseda u fokusua në marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe në mundësitë që këto marrëdhënie të thellohen e të forcohen. 

“Mik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, e konsideroi Begaj Presidentin Erdogan. “Jam shumë i përkushtuar që të fuqizojmë bashkëpunimin tonë vëllazëror, një bashkëpunim që mbetet prioriteti ynë, një bashkëpunim që u dëshmua me solidaritetin e popujve tanë përgjatë situatave të shkaktuara nga tërmetet”, tha Begaj. 

“Ky bashkëpunim, do të një njohë rritje të mëtejshme me këtë vizitë dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve përkatëse. Konfirmoj se Shqipëria ka një vullnet të fortë për të vijuar me avancimin e marrëdhënieve në çdo fushë të bashkëpunimit dypalësh. Mbajtja e Takimit të Dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë  është mundësi e mirë për të diskutuar në mënyrë më të thellë dhe më konkrete bashkëpunimin dypalësh në fusha, si: siguria, mbrojtja, energjia e rinovueshme, ekonomia dhe tregtia, infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe çështje të tjera thelbësore”, u shpreh Kreu i Shtetit. 

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit Shqipëri-Turqi, kontributi reciprok në organizmat ndërkombëtarë, ku dy vendet janë anëtare. 

Kreu i Shtetit e falënderoi Erdogan për ndihmën që Turqia ka dhënë para dhe gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO, si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që efektivët tanë kanë në misionet dhe operacionet e përbashkëta. 

Presidenti i Republikës u shpreh se Shqipëria mbetet e angazhuar për të shkëmbyer pikëpamje dhe opinione mbi çështjet e sigurisë, të cilat lidhen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rajonin tonë dhe në Lindjen e Mesme. 

“Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht dhe pa rezerva zgjidhjen me dy shteteve të pavarura, që jetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë”, theksoi Presidenti Begaj. 

Presidenti Begaj falënderoi Presidentin Erdogan për ndihmën ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti. Gjatë bisedës, u vlerësua me rëndësi edhe forcimi i lidhjeve dypalëshe përmes avancimit të projekteve të bashkëpunimit ekonomik. 

“Turqia është ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë. Investimet turke e bëjnë Turqinë partnerin e katërt më të madh tregtar të Shqipërisë. Mirëpresim kompanitë turke për të investuar në Shqipëri në sektorë të ndryshëm, si: infrastrukturë, turizëm, energji, teknologji, bujqësi, si dhe në industrinë e prodhimit dhe të përpunimit”, theksoi Presidenti Begaj, gjatë takimit me Erdoğan. 



Ju sugjerojmë

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes
Kronikë

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

17 Qershor, 2026 8:26 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 qershor 2026

17 Qershor, 2026 7:58 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi 17 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

17 Qershor, 2026 7:44 am
Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Para
Ervin Salianji reagon nga burgu pas intervistës së Xhafajt në “Opinion”: Dhjetë faktet që nuk fshihen dot! 

Ervin Salianji reagon nga burgu pas intervistës së Xhafajt në “Opinion”: Dhjetë faktet që nuk fshihen dot! 

Vizita në Tiranë/ Erdogan: I privilegjuar që isha në Shqipëri, me Ramën nënshkruam marrëveshje dhe diskutuam për luftën 

Vizita në Tiranë/ Erdogan: I privilegjuar që isha në Shqipëri, me Ramën nënshkruam marrëveshje dhe diskutuam për luftën 

Media britanike: Vizitoni lumin e Shalës në Shqipëri, “Tajlanda e përkryer” për arratisje në vjeshtë

Media britanike: Vizitoni lumin e Shalës në Shqipëri, “Tajlanda e përkryer” për arratisje në vjeshtë
















TE FUNDIT

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes
17 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë si i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 17 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
17 Qershor, 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat...

Lexo më shumë

Horoskopi 17 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
17 Qershor, 2026

Dashi Dita e sotme do të jetë shumë e kënaqshme për ata që janë në një lidhje dhe në çdo...

Lexo më shumë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}