Aktualitet

Begaj telefonon Osmanin: Integrimi euro-atlantik i Kosovës mbetet interes madhor



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:02 - 06/11/22 |
Opi Nion

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen e tij në Kosovë Vjosa Osmani.

Lajmi është bëri i ditur nga vetë presidenti Begaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook.”

Telefonata mes dy presidentëve është bërë në kuadër të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ndërsa Begaj shprehet se ka inkurajuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO.

Ndër të tjera, presidenti Begaj tha se integrimi euro-atlantik i Kosovës mbetet interes madhor.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës. Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre. I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO. Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Begaj në Facebook./Opinion.al

Pas