InstaBIZ

Bebe Rexha do të këndojë kolonën zanore në filmin “Maleficent 2”


               Publikuar në : 12:19 - 20/09/19 |
xhu lia

Kohët e fundit këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka patur mjaft sukses në karrierën e saj. Këtë herë ajo ka bërë të ditur se do të interpretojë kolonën zanore të prodhimit kinematografik “Maleficent 2 “, që ka për protagoniste aktoren hollivudiane Angelina Jolie.

Ky projekt i ri muzikor titullohet “You Can’t Stop The Girl”, ndërkohë që filmi do të ketë premierën në kinema më 18 tetor.

Kënga e re është në zhanrin e baladës dhe tematika e saj i përshtatet filmit. Bebe nuk është e parë artiste shqiptare që këndon kolonën zanore të një filmi të rëndësishëm.

Dua Lipa do të këndojë kolonën zanore të filmit më të fundit të agjentit “007”, ndërsa Rita Ora ka sjellë disa vite më parë bashkëpunimin me Liam Payne “For You” për prodhimin kinematografik “50 shades Freed”./Opinion.al/

 

Pas