InstaBIZ

Vështirësitë e të jetuarit me psoriasis, Kim Kardashian si kurrë më parë


               Publikuar në : 12:35 - 20/09/19 |
el ida

Kim Kardashian u diagnostikua në vitin 2010 me psoriasis. Ajo ka jetuar me këtë sëmundje, të trashëguar nga e ëma, Kris Jenner prej nëntë vitesh.

Por duket se Kim nuk është më në “luftë” me veten nëse duhet të flasë mbi të ose jo. Tre vite më parë, ajo pranoi se po mësohej ta pranonte, ndërsa tani ajo shkoi edhe më tej pasi ka postuar një foto të fytyrës së saj.

“Në fillim të këtij viti u përkeqësua jashtëzakonisht, më mbuloi gjithë fytyrën dhe një pjesë të mirë të trupit tim”, tha Kim, teksa ka treguar madje se ajo përdor shumë make-up për të mbuluar shenjat e psoriasis në këmbë apo duar.

Psoriasis është një sëmundje e lëkurës që karakterizohet nga krijimi i elementeve inflamatorë (skuqje) të ngritur mbi sipërfaqen e lëkurës, të cilët mbulohen nga luspa për shkak të qelizave të shumta epiteliale. Disa nga simptomat më të zakonshme janë skuqja e lëkurës, kruarja dhe dhembja. Sëmundja është e pashërueshme, por mund të kontrollohet me anë të ushqimit dhe dozave të kortizonit./Opinion.al

 

 

 

 

Pas