Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE shpreh shqetësim rreth ndërhyrjes në organizatat e shoqërisë civile në Serbi 

2025/02/26 at 1:10 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE shpreh shqetësim rreth ndërhyrjes në organizatat e shoqërisë civile në Serbi 

Bashkimi Evropian është duke i ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet rreth ndërhyrjeve të autoriteteve në Serbi ndaj disa organizatave të shoqërisë civile. Kështu ka thënë të mërkurën një zëdhënës i Bashkimit Evropian, duke u përgjigjur në pyetjet rreth veprimeve të fundit të Policisë në Serbi e cila ka ndërmarr operacione në zyrat e disa organizatave të shoqërisë civile. 


“Shoqëria civile luan një rol vital në zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe pluraliste dhe ajo duhet të veprojë në mënyrë të lirë dhe pa presion. Këto janë vlera të cilat jo vetëm se janë në themel të Bashkimit Evropian, por janë edhe të domosdoshme për të ardhmen e secilit vend kandidat që dëshiron të anëtarësohet në BE”, ka thënë ky zëdhënës. 

Më 25 shkurt, Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd ka njoftuar se ka hapur një rast në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nga disa organizata joqeveritare në Serbi. Prokuroria ka konfirmuar po atë ditë se Policia e Serbisë ka nisur “të mbledhë informata” për punën e katër OJQ-ve: Qendrës për Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA), Iniciativave Qytetare, Qendrës për Politika Praktike, dhe Fondacionit Trag. CRTA dhe Iniciativat Qytetare kanë konfirmuar se Policia ka bastisur zyrat e tyre në mëngjesin e 25 shkurtit. 

Aksioni i autoriteteve serbe erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kufizoi punën e USAID-it, duke urdhëruar një ngrirje 90-ditëshe të shpenzimeve të tij, më 24 janar, para një auditimi të agjencisë, e cila u themelua më 1961, me qëllim koordinimin më të mirë të ndarjes së ndihmave amerikane jashtë vendit. Që prej kthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, administrata e tij dhe njerëz të afërt me të e kanë quajtur vazhdimisht USAID-in “organizatë kriminale”. 

“Siç kemi thënë edhe në paketën e fundit të zgjerimit, nga Serbia pritet që të sigurojë një ambient të përshtatshëm për veprimin e shoqërisë civile. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë për së afërmi zhvillimet në Serbi”, thuhet në këtë prononcim të zëdhënësit të Komisionit Evropian. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia do t’i ndihmojë Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI) në hetimet e saj rreth financimit të OJQ-ve serbe nga USAID-i dhe nga Fondacioni Kombëtar për Demokraci (NED). “Pa dyshim se ne do të bashkëpunojmë ngushtë me FBI-në për këtë çështje”, ka thënë Vuçiç duke shtuar se FBI do të marrë çfarëdo informate që ka nevojë nga Serbia. 

Pasi presidenti amerikan kufizoi punën e USAID-it, administrata presidenciale amerikane po shqyrton futjen e agjencisë nën ombrellën e Departamentit të Shtetit, si pjesë e një riorganizimi të madh që do të reduktonte numrin e punonjësve. Sipas shifrave të fundit, USAID-i ka rreth 10.000 punonjës, 2/3 e të cilëve punon jashtë SHBA-së. 

Në vitin fiskal 2023, USAID-i shpërndau ndihma me vlerë prej 43.79 miliardë dollarësh. Pranuesit më të mëdhenj të ndihmave më 2023 ishin Ukraina, Etiopia, Jordania, Republika Demokratike e Kongos, Somalia, Jemeni, Afganistani, Nigeria, Sudani Jugor dhe Siria. /REL 



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Berisha paralajmëron Ramën: Të garantoj se pas datës 11 maj do të ekstradohesh në SHBA për t’u rigjykuar me McGonigal 

Berisha paralajmëron Ramën: Të garantoj se pas datës 11 maj do të ekstradohesh në SHBA për t’u rigjykuar me McGonigal 

Berisha në ‘arrest shtëpie’, Basha: Në rrafshin personal ndjej keqardhje të thellë!

“SPAK-ut t’i hanë atë që s’thuhet”/ Basha: As Rama, as Berisha, madje as Enveri po të ringjallej, nuk mund t’i bëjnë gjë

“Ramën e ka kapur tmerri i dy dosjeve”, Berisha: E ka zhdukur Engjëll Agaçin se i kanë kapur laptopin… 

“Ramën e ka kapur tmerri i dy dosjeve”, Berisha: E ka zhdukur Engjëll Agaçin se i kanë kapur laptopin... 
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}