Kryesore

BE: Nxirrni para drejtësisë të përfshirët në korrupsion


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 09/12/21 |
Opi Nion

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka përcjell mesazhin e tij në ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, delegacioni i BE-së u bën thirrje të gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni.

Sipas BE-së lufta kundër korrupsionit është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Korrupsioni shteron burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, u bëjmë thirrje gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni. Është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. BE-ja qëndron krah Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë luftë”-shkruan në reagimin e saj./Opinion.al

Pas