Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE konfirmon takimin e 2 Majit mes Kurtit dhe Vuçiçit

2023/04/28 at 1:35 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE konfirmon takimin e 2 Majit mes Kurtit dhe Vuçiçit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konfirmoi se në takimin e ri të nivelit të lartë të dialogut mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, në rend dite do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 2 maj në Bruksel, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.

Stano nuk deshi të komentojë kritikat e bëra nga krerët shtetërorë serbë për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 23 prill në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Ai po ashtu nuk komentoi as ankesat e paraqitura nga Beogradi lidhur me nisjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ne kemi diskutuar për këtë çështje gjerësisht para dy ditësh. Mund të përsëris se ne nuk i komentojmë deklaratat e palëve, por presim që ata të përqendrohen në zbatimin e obligimeve që kanë para tyre. Presim që të martën të kemi vazhdimin e dialogut, që është platforma e vetme për diskutim”, tha Stano.

Si Kurti, ashtu edhe Vuçiç, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e 2 majit.

“Takimi do të përqendrohet në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Si pikë e parë e agjendës do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit. Pika e dytë do të jetë paraqitja e draftit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera”, tha Stano.

I pyetur se si do të shkojë përpara procesi nëse nuk do të ketë përparim për themelimin e Asociacionit gjatë takimit të 2 majit, Stano përsëriti se BE-ja pret që palët të zbatojnë obligimet që kanë marrë.

“Në përgjithësi ne nuk spekulojmë rreth asaj se çfarë do të ndodhë nëse diçka nuk ndodh. Ne presim që palët të jenë të përkushtuara për të zbatuar obligimet. E, formimi i Asociacionit është një obligim i qartë. Ne presim të lëvizim përpara dhe ne si lehtësues presim që të zbatohen obligimet që palët kanë marrë përsipër”, tha Stano.

Takimi i 2 majit do të zhvillohet në kohën kur Kosova ka akuzuar Serbinë se ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, të arritur më herët gjatë këtij muaji.

Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se me Marrëveshjen drejt normalizimit është zotuar se nuk do ta pengojë Prishtinën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Po ashtu, zyrtarët në Beograd kanë paralajmëruar se do të aplikojnë masën e reciprocitetit ndaj shteteve që nuk respektojnë integritetin e saj territorial.

Sipas Kushtetutës serbe, Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë.

Ky paralajmërim i Serbisë për reciprocitet, në Kosovë është cilësuar si shkelje e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, të arritur nën ndërmjetësimin e BE-së dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara. /REL

Etiketa: bekurtitakimvucic


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë

Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë

Kapet me dy pako me lëndë narkotike në formë çokollate, arrestohet i riu në Durrës

Kapet me dy pako me lëndë narkotike në formë çokollate, arrestohet i riu në Durrës

Mbreti Charles zbulon zyrtarisht për publikun skenën madhështore të Eurovizionit

Mbreti Charles zbulon zyrtarisht për publikun skenën madhështore të Eurovizionit
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}