Bota

BE-ja kundërshton Trumpin, refuzon kthimin e Rusisë në G7


               Publikuar në : 12:51 - 22/08/19 |
el ida

Një zyrtar i lartë evropian raportoi për Reuters se Bashkimi Evropian është kundër bërjes së çdo ftese për Rusinë, që do ta rikthente atë në G7.

Zyrtari i lartë, duke folur në kushte anonimiteti përpara samitit të G7-ës, tha se arsyet e përjashtimit të Moskës “mbeten të vlefshme” dhe se çdo ofertë e kthimit do të ishte “një shenjë dobësie”.

Kështu BE-ja pozicionohet kundër Trumpit, i cili më herët ka deklaruar se mbështet kthimin e Rusisë në Grupin e G7-ës. Ai i ka bërë këto deklarata disa ditë para se të arrijë në jug të Francës për të marrë pjesë në samitin e këtij viti të G7-ës.

“Është shumë më e përshtatshme të kemi Rusinë aty. Duhet të kthehet në G8, sepse shumë gjëra që flasim kanë të bëjnë me Rusinë”, deklaroi Trump.

Kujtojmë se shtatë udhëheqësit e vendeve më të përparuara dhe industrializuara në botë, do të takohen në vendpushimin francez të Biarritz këtë fundjavë.

Formati që dikur njihej si G8, e pezulloi Rusinë nga grupi më 2014, pas aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës, si dhe pas mbështetjes së rebelëve në lindje të vendit./Opinion.al

 

Pas