Kronikë

“Koka” e trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali


               Publikuar në : 13:51 - 22/08/19 |
Opi Nion

Një 28-vjeç shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mediave të vendin fqinj, ka rënë në pranga Elton Barameta. Arrestimi i tij u bë në Reggio Emilia, ku gjatë një aksioni policia gjeti 3 kg e gjysmë kokainë të pastër.

Po ashtu, policia i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 30 mijë euro dhe një automjet.

Po sipas mediave italiane, 28-vjeçari cilësohet nga autoritetet si koka e trafikut të kokainës në zonën Reggio Emilia./ Opinion.al E.Xh.

Pas