Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE-ja kërkon që Rusia të tërheqë njohjen e rajoneve në lindje të Ukrainës

2022/02/22 at 5:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE-ja kërkon që Rusia të tërheqë njohjen e rajoneve në lindje të Ukrainës

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar vendimin e Rusisë që të njohë dy rajonet lindore të Ukrainës si shtete të pavarura dhe ka kërkuar nga Moska që ta tërheqë këtë vendim.

Më 21 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska njohu rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut si entitete të pavarura. Këto rajone kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Borrell përmes një deklarate në emër të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, tha se Moska me këtë veprim po minon edhe më tej sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës dhe se një gjë e tillë është shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjes së Minskut.

“Si nënshkruese e marrëveshjes së Minskut, Rusia ka përgjegjësi direkte për të punuar në gjetjen e zgjidhjes paqësore të konfliktit”, tha Borrell, duke iu referuar marrëveshjes së arritur më 2015, që ka për qëllim dhënien fund të konfliktit në lindje të Ukrainës midis forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia

Ky konflikt nisi në pranverën e vitit 2014 dhe deri më tani ka marrë jetën e mbi 13,200 persona.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë, si palë e konfliktit, që të tërheqë njohjen, t’i përmbahet zotimeve, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe t’iu rikthehet diskutimeve në formatin e Normandisë dhe të Grupit Trelateral të Kontaktit. Ne po ashtu u bëjmë thirrje shteteve të tjera që të mos e ndjekin vendimin joligjor të Rusisë për të njohur këto rajone”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha se blloku evropian do të ndërmarrë masa ndaj Rusisë dhe ndaj individëve dhe entiteteve që janë përgjegjëse për minimin e integritetit territorial të Ukrainës. Sipas Borrellit, këto veprime do të koordinohen me partnerët.

“Ne e paralajmërojmë Rusinë që të mos shfrytëzojë paktet e reja që ka nënshkruar me ‘republikat’ e vetëshpallura si pretekst për të ndërmarrë veprime të mëtejmë ndaj Ukrainës. BE-ja është e gatshme të miratojë sanksione të gjera politike dhe ekonomike”, tha Borrell.

Gjermania dhe Britania veçse kanë njoftuar për sanksionet e para ndaj Rusisë, ndërkaq shtetet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se po përgatisin sanksione ndaj Moskës.

Ju sugjerojmë

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi
Aktualitet

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

5 Shkurt, 2026 8:45 pm
“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
Bota

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

5 Shkurt, 2026 6:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Para
Komisioni/Bushati: Sa miratime dhatë brenda ditës? Agaçi: E kam të pamundur ta di

Komisioni/Bushati: Sa miratime dhatë brenda ditës? Agaçi: E kam të pamundur ta di

Parlamenti rus i jep miratimin Putinit për përdorimin e ushtrisë jashtë vendit

Parlamenti rus i jep miratimin Putinit për përdorimin e ushtrisë jashtë vendit

“Basha lider i dobët”,Berisha: Është i përfshirë në afera korruptive

“Basha lider i dobët”,Berisha: Është i përfshirë në afera korruptive

TE FUNDIT

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
5 Shkurt, 2026

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e...

Lexo më shumë

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
5 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, analisti Albatros Rexhaj, komentoi skandalin e financiarit të ndjerë, Jeffrey Epstein. Rexhaj u shpreh se seksi ka...

Lexo më shumë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
5 Shkurt, 2026

Gazetarja Bleona Metushi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me arrestime e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme...

Lexo më shumë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
5 Shkurt, 2026

“Ose qeveri teknike, ose përballje”. Është kjo thirrja q ëla lëshuar mbrëmjen e sotme kreu i  Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com