Bota

Parlamenti rus i jep miratimin Putinit për përdorimin e ushtrisë jashtë vendit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:44 - 22/02/22 |
Opi Nion

Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë i dha miratimin Presidentit rus Vladimir Putin për përdorimin e forcave të armatosura ruse jashtë vendit pas njohjes më herët të pavarësisë së dy krahinave, Donetsk dhe Luhansk të shkëputura nga Ukraina dhe të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Një rezolutë u miratua unanimisht për këtë çështje në një takim të jashtëzakonshëm të dhomës së lartë të parlamentit, tha media ruse TASS, me 153 senatorë që votuan pro.

“Këshilli i Federatës vendos t’i japë pëlqimin Presidentit të Federatës Ruse për përdorimin e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse jashtë territorit të Federatës Ruse në bazë të parimeve dhe normave të njohura përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare”, tha TASS , duke cituar dekretin. Numri i përgjithshëm i forcave të armatosura të Federatës Ruse, zonat e tyre të veprimit, detyrat e tyre, periudha e qëndrimit jashtë territorit të Federatës Ruse përcaktohen nga Presidenti i Federatës Ruse në përputhje me Kushtetutën e Federatës Ruse. Federata Ruse.”, shkruan dekreti.

Pas