Politikë

“Basha lider i dobët”,Berisha: Është i përfshirë në afera korruptive



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:54 - 22/02/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat nga Shkodra ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Në një takim me banorët Rrethina, Berisha tha se në 8 vite PD është drejtuar nga një lider i dobët dhe se kjo është arsyeja pse PD ka humbur në zgjedhje. Berisha tha gjithashtu se Basha është i përfshirë në afera korruptive.

PD pati fatin më të keq që për 8 vite të kishte në krye një kryetar të dobët, s’u bë kurrë i fortë. Lideri duhet i fortë s’po them agresiv por duhet të jetë i fortë përndryshe nuk mund të drejtojë. Prandaj le t’i pyesim ata demokratë që mendojnë ta mbështesin a nuk kaloi ky nga humbja në humbje. E dorëzoi Shkodrën në 2019 por e mbajti Voltana Ademi ç’është e vërteta. Së dyti ky zotëria u implikua në afera të rënda, dalin të gjitha. Njeriu që s’është vetja e tij e diktojnë dhe i bëjnë ç’të duan. I them këto fjalë për një njeri që e mbështet. Të gënjen njëherë hajde por po të gënjeu për së dyti i bie keni qejf t’u gënjejë”, shtoi ish-kryeministri./ Opinion.al

Pas