Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria ndryshon ligjin për Teatrin, KE: Të bëhet garë e hapur

2018/09/10 at 12:17 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Mazhoranca ngriti kartonat për ta shembur: Çfarë pritet të ndodhë me Teatrin?

Pasi Komisioni Europian arriti në përfundimin se ligji special për dhënien me koncesion ndërtimin e Teatrit Kombëtar shkel principet e prokurimit publik të BE-së, kryeministri Edi Rama është tërhequr duke pranuar ta amendojë draftin dhe të hapë garën për kompanitë e tjera.
 


 

Në një letër dërguar sekretarit të përgjithëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, kreu i seksionit të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Michaela Matuella ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të amenduar ligjin special për Teatrin Kombëtar.

“Komisioni mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për ta amenduar Ligjin Special me qëllimin futjen e një thirrje për tender të hapur për zbatimin e projektit të zhvillimit të Teatrit Kombëtar, ku çdo kompani private mund të aplikojë me një projekt-propozim,” shkruhet në letrën e Matuellas.

“Në të njëjtën kohë Komisioni kërkon të nënvizojë rëndësinë e përcaktimit të kritereve të qarta dhe transparente dhe jo diskriminuese për përzgjedhjen e kompanisë fituese dhe zbatimin e Ligjit Special,” shton Komisioni.

Në fund të qershorit qeveria e kryeministrit Edi Rama solli në parlament me procedurë të përshpejtuar një projektligj kontrovers që anashkalon kuadrin ligjor ekzistues për të dhënë me koncesion jashtë procedurave konkurruese 8,465 metra katrorë tokë publike në qendër të Tiranës kompanisë Fusha Sh.p.k, në shkëmbim të ndërtimit të një ndërtese të re për Teatrin Kombëtar.

Projektligji është kundërshtuar me forcë nga një grup artistësh dhe opozita, të cilat shprehen se përveç humbjes së memories historike me shembjen e ndërtesës ekzistuese të teatrit, ligji shkel kuadrin ligjor për sa i përket trajtimit të pronës publike dhe barazisë së operatorëve ekonomik në tender.

Këto argumente u përforcuan më shumë edhe nga Presidenti Ilir Meta, i cili e ktheu projektligjin për rishqyrtim në parlament dhe refuzoi ta dekretojë.

Në letrën e dërguar Agaçit, Komisioni shkruan se edhe pse nuk mund të shprehet mbi përputhshmërinë e Ligjit Special me legjistlacionin shqiptar, BE mund të japë vlerësimin e saj për përputhshmërinë e tij me marrëveshjen e Stabilim Asocimit të BE-së me Shqipërinë dhe ligjet relevante komunitare për sa i përket ndihmës shtetërore, kokurrueshmërisë dhe prokurimit publik.

Për sa i përket ndihmës shtetërore, Komisioni nënvizon se edhe pse Ligji Special përcakton procedurën për negocimin dhe vlerësimin e kontratës më kompaninë e përzgjedhur ndërkohë që ndihma shtetërore do të varej nga detajet e kontratës, në bazë të informacioneve që janë mbledhur, Komisioni nuk mund ta përjashtojë që ndihma shtetërore do të përfshihet në transaksionin në fjalë.

Megjithatë, meqënëse elementi i ndihmës shtetërore nuk mund të përjashtohet, është e nevojshme që ky projekt të vlerësohet nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore, çfarë vjen si detyrim nga rregullat e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Për sa i përket përputhshmërisë së Ligjit Special me rregullat e prokurimit të parashikuara nga MSA, kjo e fundit parashikon dhënien e aksesit të njejtë kompanive nga vende të ndryshme të BE-së në tenderët e mbajtuar nga qeveria shqiptare, bazuar në ligjin e prokurimit publik shqiptar. Megjithatë, neni 74 flet për qëllimin e palëve për hapjen e procedura të prokurimit duke u bazuar në principet e mosdiskriminimit dhe reciprocitetit.

“Në këtë kontekst, Ligji Special në mënyrën se si është miratuar, ku parashikohet përzgjedhja parakrake e një kontraktori pa tender të hapur, ngre shqëtësim për shkeljen e principit të mosdiskriminimit dhe principeve të tjera të prokurimit publik në BE, si për shembull trajtimi i barabartë dhe konkurrueshmëria.

Komisioni përfundon duke thënë se edhe pse shkelja e MSA-së nuk mund të përcaktohet në këtë stad të procesit, Komisioni e inkurajon qeverinë shqiptare që të sigurojë përputhshmërinë me rregullat e prokurimit të BE-së dhe akses barabartë dhe jo diskriminues në treg./BIRN

Etiketa: begare e hapurteatri


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
VIDEO/ Aksident tragjik në Gjirokastër, kamioçina përplas 3 gra, dy humbin jetën

Aksident në Lezhë-Milot, lëndohen dy persona

Gabimet që nuk duhet t’i bëni asnjëherë në Instagram

Instagram realizon updatin e radhës, e keni pritur të gjithë

Zyrtare, ja si duket Meghan Markle shtatzënë

Zyrtare, ja si duket Meghan Markle shtatzënë
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com