Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve për pastrim të dielën në orën 8

2016/11/12 at 1:40 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve për pastrim të dielën në orën 8

Për të mbajtur pastër qytetin, por edhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve, Bashkia e Tiranës organizon nesër, nga ora 8.00 e mëngjesit, aksionin e madh të pastrimit të Tiranës. Nënkryetari Andi Seferi ftoi sot të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëhen pjesë e këtij aksioni, për të pastruar lagjen e tyre dhe për të mbajtur pastër ambientin e përbashkët. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që, veç angazhimit të Bashkisë së Tiranës, dhe që ky aksion të jetë i suksesshëm, duhet edhe pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve.


“Ftojmë të gjithë banorët e 24 njësive administrative t’i bashkohen aksionit të madh ‘Të pastrojmë Tiranën!’ Është një moment shumë i rëndësishëm që të gjithë bashkë të solidarizohemi në pastrimin e qytetit, të japim një dorë në pastrimin e shtëpisë sonë të përbashkët, aq më tepër që është edhe një mision qytetar që gjithsecili prej nesh ka ndaj qytetit ku jeton”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi. Ai theksoi se ky aksion duhet të shërbejë jo vetëm për të pastruar qytetin në një ditë, por edhe si ndërgjegjësim që qytetarët të mbajnë pastër qytetin, sidomos tashmë kur po afrohen festat dhe kur Tirana do jetë më e vizituar.

“Është shumë e rëndësishme që në këtë prag festash të nëntorit dhe fund vitit, shtëpia jonë e përbashkët që do vizitohet nga turistët, miqtë tanë për të kaluar festat e fundvitit, të jetë e pastër”, shtoi Seferi. Ai gjithashtu u bëri thirrje banorëve që ndërgjegjësohen dhe të mbajnë pastër ambientin e tyre, duke përdorur sa më pak qeset plastike dhe sa më shumë qeset e letrës.

“Nga pastrimi i shtretërve të lumenjve gjatë përmbytjeve të ditëve të fundit u vu re se në pak kohë pastruam rreth 600 tonelata qese, mbetje, shishe plastike, gjë që tregon se jo vetëm pastrimi ka rëndësinë e vet, por edhe mirëmbajtja e qytetit është shumë e rëndësishme. Për këtë arsye, gjej rastin të ftoj të gjithë qytetarët, banorët e Tiranës, të minimizojnë përdorimin e qeseve plastike, sepse është një element i cili, nga kalimi që bën në zgara, puseta, kanale përfundon në shtretërit e lumenjve duke krijuar probleme shumë të mëdha, si ato që patëm para disa ditësh”, u shpreh Seferi. Sa i përket aksionit që do të ndërmerret ditën e nesërme ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës për të mirëorganizuar këtë aksion, do jetë e gjitha në terren në krah të qytetarëve.

“Agjencitë, ndërmarrjet, strukturat, punonjësit, të mirëkoordinuar nga administratorët e çdo njësie administrative, së bashku me ndërlidhësit komunitarë, kryepleqtë, administratorët e pallateve, do të mundësojnë organizimin e aksionit. Do të doja të ftoja edhe njëherë të gjithë qytetarët e Tiranës që të marrin pjesë masivisht në këtë aksion kaq të rëndësishëm, ku krahas Bashkisë së Tiranës janë ftuar e janë bashkuar edhe shumë institucione shtetërore, përfaqësi diplomatike, organizata qeveritare dhe jo qeveritare, shoqëria civile dhe trupi i vullnetarëve, të cilët do të japin një kontribut shumë të madh”, mbylli deklaratën e tij nënkryetari Seferi.

Aksioni i nesërme i organizuar nga Bashkia e Tiranës, do të nisë në orën 08.00 të mëngjesit dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë ditës. Ai do të shtrihet në të gjitha zonat e Tiranës.

 



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Lezhë/ Basha: Banorët në mëshirë të reshjeve, Rama ka braktisur popullin

Lezhë/ Basha: Banorët në mëshirë të reshjeve, Rama ka braktisur popullin

Tifozët skocezë shkaktuan dhunë e akte të shëmtuara në Londër

Tifozët skocezë shkaktuan dhunë e akte të shëmtuara në Londër

Erzeni rrezikon sërish, lumi fryhet nga reshjet e fundit

Erzeni rrezikon sërish, lumi fryhet nga reshjet e fundit
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}