Kryesore

Basha:Ja kush janë ministrat e deputetët që flasin në telefon me kriminelë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 08/10/18 |
b.f

Opozita prezantoi sot platformën për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi. Në fjalën e tij Basha ka zgjedhur të flasë me emra ndërsa tha se ka regjistrime të bisedave telefonike të Dakos me grupe, të Manjës me grupe kriminale, të Gjiknurit me grupe kriminale dhe mes Ramës dhe kriminelëve më fatkeqë të vendit.

“Kriminali Rraja njihet si kundërshtar zgjedhor se ne nuk ndeshemi me socialistët por me kriminelët. Orgjina e situatës së krimit në Shqipëri, është krimi elektoral,” u shpreh më tej Basha.

Platforma për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi do të bazohet mbi 4 shtylla kryesore, si më poshtë:

Dekriminalizim i procesit zgjedhor, ku përfshihet vettingu i politikanëve dhe policëve.

Sistemi i masave kundër shitblerjes së votës, jo vetëm do të trajtohet korrupsion zgjedhor, por kërkon masa që duhet të nisin që në gjenezë e blerjes së votës.

Financimi i partive në fushatë elektorale, kompanitë që financojnë partitë përjashtohen nga tendereat

Përdorimi i teknologjisë në votim, të rëndësishme për të trajtuar vdekjen e procesit zgjedhor.

Pas