Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë nxënësit që nisin sot vitin e ri shkollor.
Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shprehet se lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë.
Postimi i plotë:
Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes! Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë!/ Opinion.al E.Xh.