Politikë

Rama: Mësuesit janë të mbrojtur nga sulmet politike


               Publikuar në : 10:05 - 16/09/19 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, ditën e stome ishte i pranishëm në inaugurimin e shkollës së muzikës “Servete Maçi” në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se sot mësuesit janë të mbrojtur nga politike dhe imponimet e korrupsionit. Kryeministri tha se Shqipëria tashmë ka një sistem arsimi më cilësor, ndërsa shtoi se ka dhe raste kur shkelen rregullat.

“Meritojnë një falënderim të veçantë prindërit që nuk e pranuan një vendimmarrje të gabuar që të ndërtohej një pallat. Shkolla si një pasuri e përbashkët në terrenin e saj i mbijetoi lakmisë dhe faktikisht ja ku jemi sot. Sot kemi një sistem mësimor më cilësor dhe miqësor me nxënësit. Mbi të gjitha kemi një trupë mësimore të mbrojtur nga sulmet e jashtme të politikës, apo nga kthetrat e politikës, apo nga imponimet e deri djeshme të korrupsionit dhe ryshfetit. Jo gjithçka është flori, pasi brenda këtij procesi ka elemente që duhet të adresohen. Ka raste që e gjitha shëmtohet nga shkelja e rregullave dhe tejkalimi i kornizës së funksionimit administrativ. Nga marrëdhënie të paligjshme mes individësh. Por nëse shohim sistemin e funksionimit të shkollës sot, kemi status tjetër të mësuesve”, tha Rama./ Opinion.al E.Xh.

Pas