Aktualitet

Basha uron nga selia e KMSH: Agjërim të pranuar dhe shpresë të përtëritur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 13/05/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar ditën e sotme të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në kuadër të kësaj ditë të rëndësishme për fenë Islame, Basha ka shkuar për vizitë në selinë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.

Nga atje, nëpërmjet një prononcim për mediat, kryedemokrati i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Fiter Bajramin dhe agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur.

“Gëzuar Fiter Bajramin, agjërim të pranuar, shpresë të përtëritur, Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha./Opinion.al

Pas