Aktualitet

Basha tha të hetohen personat “non grata”, Berisha: Pyeteni pse nuk shkoi në SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:34 - 14/04/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha po jep një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Parlamentit. Ai iu përgjigj deklaratave të deputetit Basha i cili më herët tha se duhet të hetohen personat e shpallur “non grata nga SHBA”. Berisha iu tha gazetarëve të pyesin Bashën se për çfarë arsyeje u kthye nga Roma në Tiranë dhe nuk shkoi në SHBA. Sipas tij Basha ka të hapur dosjen Muzin dhe nëse do shkonte do përballej me ligjin.

“Pyeteni Lulzim Bashën për çfarë arsye u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkoi dot në SHBA? E ka të hapur dosjen Muzin, nëse shkonte përballej me ligjin kjo ndodhte. Dhe ndaj u kthye.  U  nis me Gjekmarkajn në Washington , ai u kthye. Për të mos folur pastaj për dosjen përvëluese të Toyota Yaris. Nëse ka një njeri që për afera kontakte duhet të pyetet pas Edi Ramës dhe ministrave të tij është Lulzim Basha”, tha Berisha.”,- tha Berisha./Opinion.al

Pas