Politikë

Basha tek Teatri Kombëtar: Të bëhemi bashkë për një komb të lirë


               Publikuar në : 19:33 - 20/02/20 |
el ida

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar nga Teatri Kombëtar 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Në Teatrin Kombëtar, ku dhe po zhvillohet konkursi për monumentin e kujtesës së heronjve të demokracisë, Basha ka folur dhe për qëndresën e Aleancës për Teatrin, për mbrojtjen e godinës, dhe ka theksuar se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për lirinë e Kombit.

Mirënjohja i takon të gjithë atyre që ndezën para 29 vitesh shkëndijën  e shpresës e bashkë me të edhe flakën e demokracisë e lirisë së ndërgjegjes së një kombi. E sot jemi mbledhur për ta kujtuar atë. Ata bënë të mundur jo vetëm shembjen e shtatores së diktatorit, pro edhe sjelljen para këmbëve të studentëve të asaj që përfaqësonte frikën, tmerrin terrorin dhe simbolin e një diktature 50 vjeçare. Me të njëjtën kuraje qytetarët e Tiranës i janë bashkuar artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që mbrojnë shumë më shumë se një godinë që i tregojnë botë se shqiptarët nuk janë ata ku i ka katandisur ky regjim. Nuk janë njerëzit e frikës, nuk janë njerëzit e vesit, nuk janë njerëzit e krimit, por populli fisnik që di të mbrojë me çdo sakrificë artin dhe artistët që di t’i bëjë fre babëzisë, që di të bëhet diga e fundit e padrejtësisë atëherë kur duket se ajo ka pushtuar gjithçka, që di të mbrojë të drejtat Kushtetuese që e bëjnë Europën Europë, atëherë kur duket se Kushtetuta ka dhënë shpirt. Ky është mesazhi i qëndresës për teatrin Këtë natë të 20 shkurti i 2020 le të betohemi se forca jonë, mendjet tona do të jenë bashkë deri në realizimin e qëllimit më fisnik që një komb mund të ketë, të sigurojë liri dhe dinjitet për fëmijët tanë, për kombin tonë”, tha Basha./ Opinion.al

Pas