-U tha në Opinion

Përplasja e re Presidencë-Qeveri, skenarët e mundshëm që priten


               Publikuar në : 21:16 - 20/02/20 |
Geljano Fataj

Ilir Meta akuzoi pasditen e kësaj të enjteje mazhorancën se me ligje antikushtetuese po tenton që t’i marrë kompetencat Presidentit, që sipas tij është institucioni i fundit që nuk është kapur ende nga qeveria.

Në një konferencë për shtyp, ku Presidenca solli sipas saj prova të reja të asaj që e konsideron puç shtetit, Meta shfaqi një hartë institucionale të ngjyrosur me ngjyrë mavi dhe në fund me të kuqe, qëndronte institucioni i Presidencës, për të treguar kështu që ky i fundit është i vetmi që ende nuk është kapur nga mazhoranca.

Emisioni Opinion këtë të enjte ka trajtuar pikërisht këtë përplasje të re mes Presidencës dhe Qeverisë, ndërsa këto janë skenarët e mundshëm që mund të ndodhin. / Opinion.al

Pas