Aktualitet

Arrestohen 6 persona, futën mbetje të rrezikshme në Vlorë


               Publikuar në : 21:15 - 20/02/20 |
Opi Nion

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia në Vlorë, pasi tentuan futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Policia ka publikuar inicialet e personave të arrestuar K. Xh., 65 vjeç, A. Ç., 28 vjeç, A. G., 48 vjeç,  F. T., 71 vjeç,  E. Ç., 55 vjeçe, Z. K., 45 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Sipas policisë, mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë

“Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës  Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë. Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit”, mbyllet njoftimi i policisë./ Opinion.al

Pas