Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Situata një muaj pas tërmetit, dëshmi e dështimit të qeverisë

2019/12/27 at 10:02 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Situata një muaj pas tërmetit, dëshmi e dështimit të qeverisë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka vizituar fshatrat Tarinë, Mallkuç dhe Bubq nga ku ka konstatuar se kushtet e jetesës së banorëve të goditur nga tërmeti janë të mjerueshme.


Ai bën përgjegjëse qeverinë që sipas tij ka dështuar në përballimin e situatës dhe e akuzon se propaganda ka bërë që të anashkalohen vështirësitë me të cilat po përballen qytetarët.

Kreu i demokratëve ka bërë apel që të veprohet sa më shpejtë në verifikimin e banesave të qytetarëve dhe financimin për ndërtimin e tyre pasi sipas tij edhe megjithëse ka kaluar një muaj nga tërmeti situata e banorëve të dëmtuar nuk ka ndryshuar.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës

Gjendja e sotme e zonave të dëmtuara nga tërmeti, një muaj më pas është dëshmi e dështimit të qeverisë në menaxhimin e situatës.

Qytetarë, fëmijë e të moshuar që kalojnë netët e ftohta jashtë, pa ngrohje, pa ujë e me ushqime të pakta të ofruara nga vullnetarë. Kushtet e mjerueshme kanë shkaktuar probleme shendetësore tek qytetarët duke e rënduar situatën.

Familjarët nuk dinë nëse banesat e tyre jane apo jo të banueshme. Në shumicën e rasteve askush nuk ka shkuar të shohë e jo më vlerësojë dëmet, në shumë raste vlerësimi është kontradiktor, një herë banesa është vlerësuar e pabanueshme e njëherë e banueshme.

Kryefamiljarë, që marrin përsipër rrezikun duke futur familjarët në shtëpi të dëmtuara pasi nuk kanë mundësi për strehim, jetojnë me ankthin dhe frikën e lëkundjes së rradhës.

Ketë situate e pashë edhe në Tarinë, Mallkuç, Bubq, ndërsa banorët bashkëjetojnë me gërmadhat e mbetura nga tërmeti dhe frikën e pasigurinë për të nesërmen. Ata që janë në çadra të papërshtatshmë për kohën e ftohtë e me reshje i ndjejnë të ftohtin dhe lagështirën në palcë.

Qeveria ka dështuar dhe korrupsioni i ka lidhur sytë dhe veshët që të shohë e të dëgjojë qytetarët. Nëse 150 milionë dollarët që shkojnë në xhepat e oligarkëve, do tu viheshin në dispozicion njerëzve në nevojë, do të ishin blerë kontenierë të përshtatshëm për strehimin e banorëve, dhe do të kishte nisur procesi i rindërtimit dhe riparimit të shtëpive të dëmtuara.
Paratë tu jepeshin në dorë qytetarëve ne zonat rurale për të nisur rindërtimin, duke shmangur tenderat korruptivë.

Propaganda e qeverisë nuk e mbush dot barkun e fëmijëve, nuk i ngroh dot në këtë dimër të ftohtë, nuk e heq dot rrezikun e banorëve që po jetojnë në shtëpi të dëmtuara e të rrezikshme, në pamundësi të një strehe të sigurt

Situata po përkeqësohet ditë për ditë. Koha nuk pret. Duhet menjëherë dedikimi i fondeve për strehim për banorët. Kjo është detyrë e shtetit, është përgjegjësi e qeverisë.

Nuk mund të sakrifikohen qytetarët, jeta dhe shëndeti i tyre për milionat e oligarkëve dhe aferat e rradhës korruptive. /Opinion.al

Etiketa: Bashabubqtermeti


Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Atentati me dy viktima në Shkodër, reagon Policia

8 Shtator, 2025 10:23 am
OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
Life Style

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

8 Shtator, 2025 10:01 am
Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
Kronikë

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori

8 Shtator, 2025 10:00 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Atentat në Shkodër/ Vritet një person, disa të plagosur

8 Shtator, 2025 8:59 am
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

8 Shtator, 2025 7:57 am
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

8 Shtator, 2025 7:55 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 8 shtator 2025

8 Shtator, 2025 7:53 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
Para
Krijimi i SPAK, skualifikohen tre kandidatë

Akuzat ndaj prokurorëve të SPAK, reagon Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Tritol pikës së transfertave monetare në Tiranë

Tritol pikës së transfertave monetare në Tiranë

Personazhet e vitit 2019, sipas Opinion

Personazhet e vitit 2019, sipas Opinion
















TE FUNDIT

Atentati me dy viktima në Shkodër, reagon Policia

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
8 Shtator, 2025

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka...

Lexo më shumë

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
8 Shtator, 2025

Një në tetë vetë vuan nga çrregullime psikike, pavarësisht nga mosha, prejardhja ose seksi. Pasojat personale dhe shoqërore janë dramatike....

Lexo më shumë

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
8 Shtator, 2025

Ka shkuar në dy numri personave që kanë humbur jetën në një atentat të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër....

Lexo më shumë

Atentat në Shkodër/ Vritet një person, disa të plagosur

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
8 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com