Emisionet

Personazhet e vitit 2019, sipas Opinion


               Publikuar në : 10:20 - 27/12/19 |
Geljano Fataj

Mbrëmja e së enjtes në emisionin “Opinion” të drejtuar nga Blendi Fevziu iu dedikua personazheve të vitit 2019.

Këto personazhe janë përcaktuar nga stafi i emisionit “Opinion” lidhur me kontributet e dhëna gjatë vitit që po mbyllet.

Personazhet e përzgjedhur ishin: inxhinierja Luljeta Bozo, gazetari Artan Hoxha, gazetari Marin Mema, doktori Mentor Petrela, këngëtarja Eneda Tarifa, politikania Voltana Ademi, artistja Eliza Hoxha, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, sipërmarrësi dhe politikani Behgjet Pacolli dhe politikani Ali Ahmeti.

Ndërsa në pjesën e tretë e emisionit në rubrikën “Historitë e së enjtes” është ndërtuar një histori  për profesorin e fakultetit të inxhinierisë së Ndërtimit Agim Seranaj, i cili zbuloi gjatë ditëve pas tërmetit të 26 Nëntorit se problematikat që vinin nga mosorganizimi shtetëror, tëcilat  ishin shumë të mëdha.

Ai pati një lloj angazhimi publik dhe për këtë u shkarkua nga dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Seranaj ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion”./Opinion.al/

 

 

 

Pas