Aktualitet

Basha: Rama-Meta, pazari u rinovua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 13/11/15 |
b.f

TIRANE – Lideri demokrat Lulzim Basha duke komentuar deklaratat e dy liderve Rama dhe Meta u shpreh se “pazari mes tyre u rinovua, ndaj Meta u shfaq i qetë para kamerave”.

I pyetur për akuzat që i bëri Rama se po nxit protestat, Basha tha: “Sigurisht e mbështesim protestën e tregtarëve sepse është e drejtë dhe njerëzore”.

Sipas tij, Rama dhe Meta nuk e kanë parë protestën e sotme sepse vrapojnë nga zyrat tek vila e Mehmet Shehut. “Ata nuk e dinë ose bëjnë sikur nuk e dinë se  73 mijë vetë kanë humbur vendet e punës vetëm në shtator- tetor”, tha Basha.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të gjobave, taksave të rritura dhe arbitraritetit të Edi Ramës dhe Ilir Metës.

“Ata kujdesen për garnizonet e hajdutëve, të damianëve, haxhinastove, tahirëve beqëve, kodhelëve, kokëdhimëve. Kjo Qeveri e ka humbur lidhjen me realitetin. Ata shqetësohen si t’i mbyllin gojën mediave, por kësaj nuk kanë për t’ia arritur kokoshi dhe as ortaku i tij krenar dhe i qetë me pazarin e rinovuar”, u shpreh Basha, ndërsa u bëri thirrjeve qytetarëve për protesta.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas