Kryedemokrati Lulzim Basha tha se socialistët e kanë zhvilluar fushatën vetëm duke u marrë me opozitën, pasi nuk kanë programe konkrete pune.
Basha tha se kryesocialisti Rama merret me pamjen e tij dhe me mënyrën se si ai e fut këmishën në pantallona.
Më tej, Basha tha se kryeministri nuk i mbajti premtimet e dhëna gjatë këtyre viteve dhe se më 25 prill shqiptarët do ta largojnë me votë.
“Është kthyetr në satelitin tim. Merret me fjalimet e mia, merret me veshjen time, si e fus unë këmishën në pantallona, merret me flokët vetëm që të mos i kthejë përgjigje pyetjes: çfarë bërë për shqiptarët. Në 25 prill shqiptarët do të votojnë për një kryeministër që do të jetë në shërbim të tyre. Ku i ke 300 mijë vende pune? Janë të gjitha premtime bishe. U kujtua për projektet 3D tre javët e fundit para se ta largojnë shqiptarët me votë, janë marifete,” –tha Basha./Opinion.al