Kronikë

Makina e policisë përplas për vdekje këmbësorin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:31 - 23/04/21 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig.

Një mjet policie ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve mësohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, grupi hetimor po zhvillon hetimet në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

“Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia./Opinion.al

Pas