Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2 personat e arrestuar në Orosh e cilësojnë Policinë si “shejtan”:Gjykohemi nga Zoti

2025/11/26 at 2:11 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
2 personat e arrestuar në Orosh e cilësojnë Policinë si “shejtan”:Gjykohemi nga Zoti

Erzen (Hamza) Uka dhe shoku i tij, Julian (Adem) Cumraku, të cilët u arrestuan pas dyshimeve se po përgatisnin sulm terrorist, janë ndihmuar edhe nga një person i tretë. Ndërkohë, janë mësuar të tjera detaje nga aktiviteti i dyshimtë i Ukës dhe Cumrakut, të cilët i rezistuan 12 orë operacionit nga forcat RENEA duke u ngujuar në një kullë të pabanuar në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit.


Dy të shoqëruarit mendohet se jetonin në kullën e fshatit të thellë malor prej rreth një muaji. Nga hetimet e Policisë rezulton se këta dy persona janë mbështetur edhe nga një i tretë, i cili ka udhëtuar shpesh nga Tirana në drejtim të Fushë-Arrëzit dhe Oroshit.

Një person me flokë të gjata është parë edhe në lokalet e qytetit të Fushë-Arrëzit me Ukën dhe Cumrakun. Të tre, gjatë qëndrimeve të shkurtra në lokale, mbanin kokën të ulur.

Personi i tretë, i cili disponon edhe automjet, nuk ka frekuentuar dyqanet e Fushë-Arrëzit. Herën e fundit, kur është parë, gjatë mbrëmjes së 18 nëntorit, Uka dhe Cumraku kanë bërë blerje, ndërsa ai ka qëndruar në këmbë në një zonë me pak ndriçim në qendër të qytetit ish-industrial.

Flokët e gjata duket se kanë qenë shkak që ky i fundit të jetë ngatërruar me prezencën e dy grave në kullë. Personi me flokë të gjata të lidhura dhe pantallona kamuflazhi është parë herë pas here, madje edhe duke bërë dru, me Ukën dhe Cumrakun.

Në zonën e Valiasit në Tiranë është bërë një kontroll në një banesë, ku Uka dhe Cumraku kanë jetuar me qira pak muaj më parë, por nuk është gjetur asgjë e nevojshme për hetimin.

Dy të shoqëruarit, në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, në pritje të masës së sigurisë, deri tani nuk kanë folur para oficerëve gjyqësorë dhe atyre të antiterrorit që po merren me hetimin, duke i cilësuar “shejtan”, ndërsa kanë pohuar se mund të japin llogari dhe të gjykohen vetëm nga Zoti. Uka është paraqitur mëngjesin e sotëm në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës për mjekimin e një plage në këmbë.

Prokuroria e Shkodrës po heton Erzen (Hamza) Uka dhe Julian Cumraku për veprat penale: Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave terroriste, Prodhimi i armëve luftarake, Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit.



Ju sugjerojmë

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
Kronikë

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

3 Korrik, 2026 10:01 pm
Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

3 Korrik, 2026 8:34 pm
Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
Aktualitet

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

3 Korrik, 2026 8:25 pm
Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
Bota

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

3 Korrik, 2026 6:32 pm
Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
Sport

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

3 Korrik, 2026 5:04 pm
Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit
Bota

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit

3 Korrik, 2026 4:55 pm
Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
Sport

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

3 Korrik, 2026 3:21 pm
Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
Politikë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

3 Korrik, 2026 3:04 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

3 Korrik, 2026 3:00 pm
Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
Bota

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

3 Korrik, 2026 2:59 pm
Para
Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari

Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari

Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë

Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe...
















TE FUNDIT

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
3 Korrik, 2026

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u zbuluan 46 kilogramë lëndë narkotike e futur...

Lexo më shumë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
3 Korrik, 2026

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve...

Lexo më shumë

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
3 Korrik, 2026

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë lidhur me një përfshirje të mundshme të Kremlinit...

Lexo më shumë

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
3 Korrik, 2026

Një valë e të nxehtit në fund të qershorit që i çoi temperaturat në pjesë të Evropës në nivele rekord,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}