-U tha në Opinion

Basha përballë prokurorit belg, Lala: Tre janë pyetjet që ju drejtuan



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:47 - 10/02/22 |
el ida

Gazetarja Klodiana Lala tha në studion e emisionit “Opinion” se tri kanë qenë pyetjet që prokurorët belg i kanë drejtuar Lulzim Bashës, lidhur me çështjen e 3.4 milionë eurove në mjetin “Toyota Auris”.

Lala tha se belgët kanë qenë shumë hermetikë lidhur me seancën e pyetjeve, ndërsa pohoi se të pranishëm ka patur edhe prokurorë shqiptarë.

“Tri janë pyetjet themelore nga prokurorët për zotin Basha.

Cili është perrsoni që e informoi? Cilat janë informacionet që ka dhënë (nëse) përtej atyre që ka dhënë në kuvend dhe cila është mënyra si ai e ka marr këtë informacion, bisedë, në rrugë elektronike apo bisedë telefonike”, u shpreh gazetarja. Ndërsa shtoi se nuk kishte informacion lidhur me përgjigjet që Basha dha sot, Lala tha se në seancën e parë ai kishte folur për një emigrant shqiptar.

“Në pyetjen e parë nga informacionet që kemi siguruar, ai fliste për një emigrant shqiptar që I kishte dhënë një pjesë të informacionit dhe duke qenë se në parlament nuk mban përgjegjësi për çfarë ka thënë e përdori këtë deklaratë në parlament”, përfundoi Lala./Opinion.al

 

Pas