Aktualitet

Basha për tërmetin në Kroaci: Lutjet e mia janë për familjet e viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:15 - 29/12/20 |
Semiljana Azizi

Pas reagimit të Presidentit të Republikës lir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, ka reaguar dhe kryedemokrati Basha për tërmetin i cili preku mesditën e sotme Kroacinë.

Nëpërmjet një postimi Lulzim Basha shpreh solidaritetin me popullin kroat.

Ndërkaq shkruan se lutjet e tij shkojnë për të gjitha familjet të cilat kanë humbur njerëzit e tyre të dashur nga tërmeti.

Postimi i plotë:

Të trishtuar nga lajmi i një tërmeti të dytë në Kroaci sot. Mendimet dhe lutjet e mia janë me famijet e viktimave. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin dhe autoritetet kroate @AndrejPlenkovic dhe i uroj shërim të shpejtë të dëmtuarve, – shkruan Basha.

Edhe Presidenti Meta ka shprehur trishtimin për ngjarjen por edhe mbështetjen njëkohësisht.

Sipas Metës, Shqipëria gjendet pranë Kroacisë me të gjitha kappacitetet e saj të mundhsme.

Postimi i Presidentit Meta:

I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre.
Pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë,- shkruan Meta.

Ndërkaq, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, Rama shprehet se Shqipëria do të jap ndihmën e saj modeste për tërmetin i cili tronditi qytetin kroat, Petrinja, paraditen e sotme.

Rama i ka shprehur mbështetjen e plotë e vllazërore  Presidentit Milanoviç dhe Kryeministrit Plenkoviç.

Postim i Kryeministrit Rama:

U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç&Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja! Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i fortë,- shkruan Rama./Opinion.al

Pas